Policia holandeze ende nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare, për të konfirmuar ekzekutimin e presidentit të vetëshpallur të Çamërisë, Festim Lato, në Holandë.

Në një postim në twitter, policia holandeze ngre dyshimet se viktima mund të jetë një shtetas polak.

Ata bëjnë me dije se hetimi vazhdon për të marrë konfirmimet përfundimtare.

“Hetimi në identitetin e viktimës po përparon. Ky është ndoshta një njeri nga Polonia; ky hetim po vazhdon ... për të marrë konfirmim përfundimtar”,- shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

Ndonëse policia holandeze është duke vijuar hetime dhe ende nuk ka dalë me një version zyrtar, familjarët pretendojnë se ata janë lajmëruar mëngjesin e sotëm nga autoritet holandeze, të fundit këto që i kanë konfirmuar vrasjen.

Familjarët e Latos, vëllai, motra dhe nipi, të cilët deklarojnë se janë vërtet të pikëlluar nga lajmi i vrasjes.

/Ora News.tv/