Lojtari i Kombëtares, Liridon Latifi, ka dhënë një intervistë për “Telegrafi”, duke treguar se si ka qënë viti 2017 për të, por edhe për ceshtje të tjera.

Latifi bëri kalimin e madh këtë vit për te ekipi hungarez i Akademia Pushkash, ndersa për të vitet e kaluar me Skënderbëun kanë qenë shumë të mira për të.

“Është e vërtetë se më ka mbetur peng fitimi i titullit në vitin e fundit dhe shpesh e kujtoj ndeshjen e fundit në Kukës. Por jam i lumtur që e arritëm qëllimin tonë ne Evropë, të futemi në fazën e grupeve”.

“Jo vetëm muajt e fundit, por të gjitha vitet e mia tek Skënderbeu kanë qenë të mrekullueshme. Më mungon Korça, sepse aty dashuria për futbollin është shumë e madhe.”

Çfarë mund të thoni për Skënderbeun dhe edicionin në Evropë këtë sezon?

Skënderbeun e kam përcjellur vazhdimisht në Evrope dhe mendoj se në çdo ndeshje e kanë nxjerre maksimumin. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe vërehet se çdo vit e me shumë skuadra është më e pjekur.

Pas një sezoni të shkëlqyer, arritët të nënshkruani në kampionati hungarez. Sa jeni të kënaqur me kushtet e klubit dhe si je pritur?

Pritja ka qenë shumë e mirë nga të gjithë, si stafi ashtu edhe lojtaret. Kushtet atje janë të shkëlqyeshme.

Këtë vit erdhi edhe ftesa e Kombëtares A dhe debutimi. Si ndjeheni në fushë me fanellën kuqezi?

Po. Është arritja më e madhe e çdo futbollisti ta përfaqësojë kombin e tij dhe gjithmonë  e pres me kënaqësi të veçantë ftesën nga kombëtarja. Emocion i pa përshkruar kur zbret në fushë me këtë fanellë. Jam krenar me këtë arritje.

Cili nga lojtarët te Kombëtarja A ju ka pritur më mirë?

Me të gjithë lojtarët në kombëtare kam marrëdhënie shumë të mira dhe nuk mund ta veçoj askënd.

Keni pasur një lëndim muajt e fundit, si është gjendja juaj aktualisht?

Po, kam pasur një lëndim që më ka lënë gjashtë javë jashtë fushës, por fatmirësisht tani gjithçka ka kaluar dhe me 5 janar jam plotësisht i gatshëm t’i bashkohem klubit në stërvitje.

A po e përcjellin kampionatin në Kosovë dhe Shqipëri?

Sa herë që më jepet mundësia dhe koha e shfrytëzoj rastin t’i përcjell gjithmonë si ligën e Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë. Shpresoj që shumë shpejt edhe klubet e Kosovës të kenë sukses në garant ndërkombëtare.

/Ora News.tv/