Koordinatorja e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Teutë Rrusta dhe koordinatori i Sekretariatit të Përgjithshëm, Nol Nushi, kanë dhënë dorëheqje nga VV-ja.

Ata këto komente i kanë bërë në një konferencë të mbajtur për media, ku kanë theksuar se janë gjithsej 40 aktivistë që e kanë marrë këtë vendim.

Rrusta ka theksuar se dalja e këtyre aktivistëve nga Lëvizja është mundësi për të reflektuar.

“Me lindjen e problemit ka lind edhe një grup paralel për të cilat ne e kemi kuptuar në media. Të gjithë ne nuk do të jemi pjesë e VV-së. Vullnetin tonë politik do ta shprehim në forma tjera”, tha Rrusta.

Sipas saj, zhvillimet dhe ngjarjet që nga tetori i vitit 2016, kanë treguar që në VV ka kaluar çdo limit dhe është shkelur sipas saj, çdo kriter, gjë e cila është tregues i mjaftueshëm për ta ruajtur besimin dhe bindjet e tyre politike.

Ndërsa, Nol Nushi, ka thënë se vitin e fundit në VV, programi dhe ideja u  njesuan më emrin e individit.

Sipas tij, nga figura të larta të VV ju është u thënë që së pari vjen Albini dhe ai është ideja e deri te ajo më banalja sipas tij, që Albini është baba.

“Përgjatë 15 muajve të kësaj fushate besuam që problemi nuk kishte filluar me dashakeqësi, derisa ngjarjet e dy muajve të fundit na e shuan çdo shpresë. Kurti jo vetëm që nuk u tregua konstruktiv, ai ishte katalizator dhe shkaktar i largimit të shumë individëve nga VV”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se të larguarit nuk do t’i bashkohen asnjë subjekti politik ekzistues, duke shtuar se do të vazhdojnë të kontribuojnë në sferën publike. /Telegrafi/

/Ora News.tv/