Larg Shqipërisë por jo medias, Sonila Meço rrefen për periudhën pas mbylljes së televizionit

Larg Shqipërisë por jo medias, Sonila Meço rrefen për

Në janar të këtij viti Sonila Meço do startonte rikthimin e saj në media pikërisht në RTV Ora me emisionin e saj Tempora.

E ftuar në emisionin Late Night Show në RTV Ora, Meço rrëfeu për periudhën e saj larg ekranit në Shqipëri por jo larg medias. 

Meço tha se përtej vështirësive e kishte të domosdoshme këtë lloj shkpëutje. Madje ajo shtoi se edhe rikthimi ka qenë një vendim i mirëmenduar dhe aspak i lehtë.

Sonila Meço: "Kam punuar në media në Maqedoni. Aty kam bashkëpunuar dhe me Ministrisë e Jashtme në maqedoni, në Kosovë. Kam pasur edhe disa impenjime të rëndësishme edhe në Londër. Ishte një periudhë që e kisha të domosdoshme. Më shërbeu shumë për gjithçka ndodhi pas asaj shkëputje totale. 

E vuajtja në sensin që ishin në punë 400 njerëz, kishim ngritur një projekt të përbashkët dhe të të vijë një goditje, sigurisht edhe për lekët. Nëse një pronar që jeton në kapitalizëm të vlerëson kaq, do të thotë që ti vlen kaq. Nuk të flas askush para. Kur bën kompromise për të marrë rrogë më të vogël, stë merr njeri me zor. U ndjeva e lodhur për një arsye të thjeshtë sepse në të gjitha televizionet që kam punuar, më është dashur, duke qenë se kam qenë njeriu i frontit të parë edhe në edicionet informative, një ndër prezantuesit kryesore, të gjitha betejat politike që kanë përjetuar televizionet, goditjet unë kam qenë në vijën e parë. Zëdhënëse shpeshherë e mesazhit të gjithë medias, shpeshherë duke përballuar në vetën e parë sulme sikur isha unë pronarja. 

E vija re që në çdo televizion që kisha punuar e bëja këtë betejë. Shumë parimore nga ana ime, kam menduar se jam në të drejtën time, i kam thnënë 'jo' pronarëve kur kam menduar se diçka nuk bën për figurën time, jam vendosur edhe në gjëra ku nuk ka dashur por në një betejë të madhe me veten. Kur i ndodhi Agonit, që ishte edhe më e fortë se gjithë tjerat të marra së bashku, thashë një moment, tani dua të ndaj është pozicioni skiç i medias në këtë treg apo është pozicioni im skiç në raport me media, politikën dhe mënyrën sesi fuksionon kjo shoqëri. Ndaj duhet të dilja nga kjo flluskë. 

Mendova se doja të provoja diçka tjetër dhe u largova. Dhe në fund të gjithë këtij procesi mu desh të bëja një zgjedhje dhe të rikthesha përfundimisht në Shqipëri, për arsye edhe personale. Nuk ishte ky momenti më i mirë për ty kthyer. Dhe në një moment të caktuar mendova të bëj një program sipas qejfit tim dhe Ylli Ndroqi, presidenti i RTV Ora tha Sonila eja dhe bëje."

EMISIONET