Lanë të kalonte makina me drogë, arrestohen policët e Kapshticës

Lanë të kalonte makina me drogë, arrestohen policët e Kapshticës. 

Dy punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës janë arrestuar pasi akuzohen se nuk kanë kontrolluar dhe kapur automjetin me drogë.

Bëhet fjalë për ngarkesën me 60 kg drogë e cila ishte fshehur në dyshemenë e karrocerisë së makinës dhe u zbulua nga policia greke në Kapshticë.

Të arrestuarit janë Robert Demirajn me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë shoqërues qeni.

"Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga Policia greke. Në automjetin që drejtohej nga shtetasi R.H. 24 vjeç dhe pasagjer L.S. 32 vjeç, pas kontrollit policia greke konstatoi në karrocerinë e mjetit 60 kilogram kanabis"

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Droga ishte e ndarë në 53 pako me 60 kg 954 gram marijuane. Në prangat e policise greke përfundoi drejtuesi i mjetit, një 33 vjeçar,  si dhe pasagjeri 24 vjeçar i mjetit, të dy shqiptarë.

EMISIONET