Qyteti i Firences i ka dhënë sot lamtumirën e fundit kapitenit të skuadrës së saj, Davide Astori, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një hotel në qytetin e Udines ku ekipi ishte mbledhur për të zhvilluar ndeshjen e radhës së kampionatit italian. Vdekja erdhi për motive natyrore.

Në katedralen Santa Lucia të Firences, u zhvillua sot ceremonia e vdekjes ku mijëra qytetarë kanë nderuar kujtimin e Davide Astorit.

Në ceremoni morën pjesë spostistë të njohur, miq të kapitenit të Fiorentinës, delegacione të skuadrave italiane e jo vetëm të futbollit, personalitete drejtuese të sportit si dhe autoritetet më të larta vendore.

Davide Astori humbi jetën në moshën 31 vjeçare, ishte i martuar dhe baba i një vajze 2 vjeçare.

Në karrierën e tij sportive prej vitit 2011-2017 ka qënë pjesë e ekipit kombëtar italian të futbollit. Ka luajtur me skuadrat Cremonese, Cagliari, Roma dhe  Firoentina.

Davide Astori mbante numrin 13 dhe pas vdekjes së tij skuadra e Fiorentinës dhe ajo e Cagliarit kanë vendosur të tërheqin bluzën me këtë numër në kujtim të tij.


Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE



/Ora News.tv/