Lamtumirë Dario Fo, vdes shkrimtari Nobel për letërsinë në 1997
Fitues i Çmimit Nobel, dramaturg dhe aktor italian, Dario Fo është ndarë nga jeta në moshën 90 vjecare.
I famshëm për satirën e tij politike në shfaqje si vdekja aksidentale e një anarkisti, Fo fitoi çmimin nobel në vitin 1997. Ai vdiq pasi kaloi rreth 12 ditë i shtruar në një nga spitalet e milanos, pas komplikacioneve të shumta në mushkëri.
Dhe rastësisht për koicidencë të fatit, ai u nda nga jeta pikërisht në ditën që u dha nobeli në letërsi për 2016. Që nga komeditë absurde në vitet 60, tek satirat politike në vitet 70 e deri tek veprat e fundit të fokusuara tek kolosët e artit, fo është një monument i teaterit italian. Artisti dhe bashkëshortja e tij, muza dhe drejtuesja kryesore Franca Rame pushtuan zemrat dhe mendjet e italianëve të zakonshëm me tekstet dhe performancat e tyre në radio e television, mbi të gjitha me satirën ndaj politikanëve vendas. Humori i tij i hidhur dhe real i dha një status kult në artin italian.
Edhe pse në moshë të thyer, 90 vjec, Fo do të mbahet mend për angazhimin e tij politik, duke vendosur si hero të komedive të tij satirike themeluesin e levizjes 5 yje, Beppe Grillo. Kryeministri italian Matteo Renzi dhe shumë politikanë të lartë italainë të gjithe pre e komedisë së tij ngushëlluan familjen për humbjen dhe shprehën respektin makimal për punën ë tij monumntale.
/Oranews.tv/