Lamtumira për Aretha Franklin, mbretëresha e muzikës vishet e gjitha me të kuqe

Aretha Franklin, legjenda e muzikës Soul që ndërroi jetë me 16 gusht është veshur me këpucë të kuqe me takë të hollë dhe një fustan me të njëjtën ngjyrë, e cila qëndron e shtrirë në arkivolin e artë.

Ajo u shoqërua në muzeun e Detroit, ku fansat e së cilës fjetën jashtë gjithë natën për të ruajtur një vend në vijën e parë që ti jepnin lamtumirën e fundit.

Trupi i saj mbërriti në muzeun historik në Michigan pasi është vendlindja e saj dhe do qëndrojë dy ditë e hapur për tu parë nga publiku.

76-vjecarja ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme. Franklin kishte anulluar dy koncerte të planifikuar për në prill dhe mars të këtij viti dhe nuk kishte dalë në publik që kur mori pjesë në festivalin e Elton John AIDS Foundation në Nju Jork nëntorin e kaluar.

Performanca e saj përfundimtare publike ishte në Qendrën Mann në Filadelfia në gusht 2017. Ajo njoftohet se u mposht nga "lodhja dhe dehidratimi" në përfundim të shfaqjes.

Krijuesja e "Respect" luftoi me sëmundjen gjatë viteve të fundit.

EMISIONET