Lajmi i protestës së studentëve shqiptarë shkon deri në Kinën e largët

Lajmi i protestës së studentëve shqiptarë shkon deri në

Protesta e studentëve shqiptarë po ndiqet me interes edhe prej disa prej medieve më të mëdha dhe më të rëndësishme të botës.

Gazeta “Nju Jork Tajms” thekson se kryeministri shqiptar Edi Rama dështoi të vendosë dialog me studentët protestues të universiteteve publike.

Gazeta vëren gjithashtu se studentët që protestojnë prej një jave u kanë bërë thirrje partive politike që t’i qëndrojnë larg protestës së tyre.

Lajmi i protestës shkon deri në Kinë. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua, sjell një reportazh të zgjeruar për protestën e studentëve.

Xinhua thekson se protesta është përhapur edhe në Elbasan, Durrës dhe Korçë, ndërsa nënvizon se partitë politike dhe forumet e tyre rinore u përpoqën disa herë t’i bashkohen protestës, por pa rezultat.

Agjencia “BalkanInsight” shkruan se pas protestave për rritjen e tarifave të studimit, fshihet një zhgënjim më i thellë me qeverinë socialiste, që shumë thonë se favorizon të pasurit.



EMISIONET