Lajm i keq për admiruesit e kafshëve të egra

Lajm i keq për admiruesit e kafshëve të egra

Admiruesit e kafshëve të egra që planifikojnë të vizitojnë ishullin Komodo për të parë hardhucat më të mëdha në tokë  në vitin 2020, do t'u duhet të rregullojnë planet e tyre të udhëtimit në Indonezi.

Sipas medias lokale, zyrtarë të qeverise do e mbyllin ishullin e famshëm  një vit për turistët.

Një raport nga gazeta  Indonesia's Tempo, citon zëdhënësin e administratës provinciale Marius Jelamu të thotë se Komodo do të jetë i mbyllur nga janari i vitit 2020.

Po pwrse kwrkohet të mbyllet një nga destinacionet turistike më të njohura të Indonezisë?

Megjithëse planet për të kufizuar numrin e vizitorëve në Komodo janë diskutuar për muaj, Tempo raporton se mbyllja vjen si reagim i një sulmi në të cilin 41 hardhuca u morën nga  ishulli Komodo dhe u shitën nga 500 milion Rupi secila (rreth 35.000 dollarë).

Gjatë mbylljes, zyrtarët thuhet se do të fillojnë një program që synon rritjen e numrit të hardhucave duke mbrojtur habitatin e tyre.

Parku, aktualisht mirëpret një numër prej 10.000 vizitorësh në muaj.

EMISIONET