Lajm i bujshëm nga Franca, PSG rrëzikon dënim drastik nga UEFA

Lajm i bujshëm nga Franca, PSG rrëzikon dënim drastik nga UEFA

Blerja e Neymar Jr dhe Kylian Mbappe mund t'i kushtojë shtrejtë klubit francez të Paris Saint Germain që pritet të përballet me sanksionet e UEFA-s.

Sipas "Financial Times" marrëveshjet multi-milionëshe për Neymar dhe Mbappe detyruan UEFA-n të hetojë financat e gjigantëve të Ligue 1.

Duke iu referuar këtij burimi, PSG thuhet të ketë ekzagjeruar më shumë sesa duhet të ardhurat e sponsorëve të ekipit dhe mund të përballet me pasojat.

Vetëm Neymar i ka kushtuar klubit një shumë rekord 222 milionë euro verën e kaluar, ndërkohë, në fundin e këtij sezoni do të paguajë 180 milionë euro për Mbappe  tek arkat e Monaco.

Klubi është munduar me çdo mënyrë të rregullojë balancat në mënyrë që të mos ketë probleme me rregullat financiare të UEFA-s, gjithsesi nga kontroll i financave të klubit,  të ardhurat janë të ekzagjeruara nga ana e sponsorëve këtë sezon.

EMISIONET