Lagarde e FMN-së thotë se bankat qendrore mund të lëshojnë para dixhitale

Lagarde e FMN-së thotë se bankat qendrore mund të

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, tha se bankat qendrore të vendeve të ndryshme mund të marrin në konsideratë të emetojnë monedha dixhitale. Gjatë një fjalimi në Singapor, zonja Lagarde tha se kjo masë mund t’i bëjë më të sigurta transaksionet me monedha dixhitale.

Pagesat elektronike pa para në dorë janë rritur gjatë viteve të fundit, duke ngritur sfida ndaj qeverive dhe bankave qendrore.

Rregullatorët janë shprehur të shqetësuar dhe kanë bërë thirrje për rritjen e mbikëqyrjes.

"Besoj se duhet të marrim në konsideratë çështjen e monedhave dixhitale. Këtu mund të ketë edhe një rol për shtetin për ta furnizuar me para ekonominë dixhitale. Avantazhet janë të qarta pasi pagesa do të jetë e menjëhershme, e sigurtë, e lirë dhe gjysmëanonime," tha Lagarde.

Ajo njoftoi ndërkohë se bankat qendrore të Kanadasë, Kinës, Suedisë dhe Uruguait po konsideronin seriozisht propozimet për emëtimin e monedhave dixhitale.

Monedha dixhitale e emetuar nga një bankë qendrore do të jetë përgjegjësi e shtetit, ashtu siç është për paranë sot dhe jo përgjegjësi e një firme private.

EMISIONET