Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia italiane këtë të hënë (11 shkurt), pasi kishte kthyer bodrumin e banesës ku jetonin në një laborator të përpunimit të drogës.

Sipas mediave italiane, burri dhe gruaja nga Shqipëria u arrestuan në zonën e Paderno.

Dy tregtarët e drogës - burri dhe gruaja, secili 31 vjeç, u denoncuar nga banorët e zonës që panë lëvizje të shumta.

Karabinierët e Desio, pas kryerjes së një inspektimi, i kanë arrestuar ata nën akuzën e përdorimit të drogës.

Në bodrum u gjetën 40 gramë kokainë si dhe 4,960 euro.

Shuma e parave konsiderohet e lartë për çiftin që zyrtarisht ishin të papunë, të paktën në letër.

/S.Ll/

/Ora News.tv/