Elbasan-Një laborator i përpunimit të drogave të forta, mes tyre dhe kokaina është zbuluar mbrëmjen e 14 janarit 2015 rreth orës 18:30 në fshatin Xibrakë, në vendin e quajtur ish-Rezervat e Shtetit. Policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda shkatërruan grupin e trafikut të drogës duke sekuestruar sasinë më të madhe të kokainës të zbuluar deri më tani në Shqipëri. Në pranga janë vënë disa persona, numri i të cilëve ende nuk është i qartë, por deri tani janë 8 emra, ku mes tyre është arrestuar në Tiranë kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë. Grupi kriminal, i përpunimit të drogës financonte shuma të mëdha parash në fushën e ndërtimit. Droga e sekuestruar  Bëhet fjalë për të paktën 121 kilogram drogë, ku rreth 100 kilogram është kokainë e përzier, 18 kg kokainë e pastër dhe 3 kilogram kokainë e papërpunuar, si dhe 3- 4  ton përzierës. Laboratori i droges ne Xibrakë,  në ish- depo të rezervave të shtetit Droga u gjet në një magazine në Xibrake të Elbasanit, e cila shërbente si një laborator që rezulton edhe më i madhi i zbuluar ndonjëherë në Ballkan. Laboratori ishte vendosur në një ish- depo të rezervave të shtetit e shndërruar në një magazinë ku grumbulloheshin bimë medicinale për të mos ngjallur dyshime te banorët e zonës apo edhe policia. Ora News mëson emrat e të arresturave në Laboratorin e drogës në Elbasan. Shtetasit shqiptarë të janë: Gentian Gjonaj nga Elbasani. Arian Dalipi nga Elbasani. Ilir Hyseninga Elbasani. Klemend Dalipi nga Elbasani Ermal Hoxha nga Tirana Saimir Batku nga Tirana Dy shtetasit kolumbianë janë: Cezar Adolfo Avila Walther Moren Juan Moreno Ndërkaq janë shoqëruare Ferdinand dhe Kastriot Imeri. ermal hoxha (Në foto: I arrestuari Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha) Arrestimi i Sajmir Batkut në Tiranë, iu kapen 18 kg kokainë dhe 300 mije euro  Sipas të dhënave paraprake, kreu i organizatës ishte Ilir Hyseni, personi i cili mendohet se merrej dhe me transportin e kokainës, kryesisht drejt Gjermanisë. Ndërsa në Tiranë u arrestua Sajmir Batku. Ai u prangos rreth orës 20:00, të 14 janarit 2015. Në mjetin e tij u gjet 18 kilogram kokainë e pastër dhe 300 mijë euro. Dy kolumbianët u kapën në laboratorin e drogës në momentin e ndërhyrjes së policisë. Roli i disa prej të arrestuarve  Saimir Batku, dyshohet se ishte edhe kreu i grupit, Ermal Hoxha, nipi i dikatorit Enver Hoxha i cili në gjithë këtë rrjet kishte rolin e organizatorit. Përpunimin e lëndës narkotike për në treg e bënin shtetasit kolumbianë ndërsa ata shqiptarë kryesisht merreshin me trafikimin e saj. Autoritetet gjermane sinjalizuan trafikun Në fakt, kishin qenë autoritetet gjermane të cilat kishin sinjalizuar palën shqiptare për këtë linjë trafiku. Autoritetet shqiptare hetuan për disa muaj, duke përgjuar anëtarët e grupit deri kur vendosën që të ndërhynin për arrestimin e tyre. Policia është në kërkim dhe të personave të tjerë, pjesë e kësaj organizate e cila dyshohet të ketë investuar miliona euro të ardhura nga trafiku, në pasuri të patundshme në qytete të ndryshme të vendit Të dhënat e para tregojnë se droga mbërrinte e përzierë me vaj palme nga vendet e Amerikës Latine, dhe këtu bëhej ndarja e saj. Më pas droga kishte si destinacion tregun e brendshëm dhe vendet e Europës sidomos Gjermaninë. Sekuestrohen 600 mije euro Policia ka sekuestruar edhe 600 mijë euro e 3000 dollarë sikurse disa armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndyshëm dhe mbi 120 aparatë celularë. Operacioni Xibraku  Operacioni i koduar “Xibraka” është zhvilluar  nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me INTERPOL,  EUROPOL dhe policinë gjermane. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtues më të  lartë të policisë se shtetit, ndërkohë që operacioni po vijon dhe është shtrirë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë.  Në krye të operacionit që u shtri në disa rrethe ka qenë kreu i policisë së Shtetit Artan Didi bashkë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda  të cilët vijojnë hetimet për të zbuluar lidhjet e këtij rrjeti të trafikut të kokainës E pershendet Rama  Operacioni u përshëndet dhe nga kryeministri Edi Rama i cili përmes disa mesazheve në Tëitter u shpreh krenar për policinë duke e cilësuar "të jashtëzakonshëm operacionin" dhe "spektakolar sekuestrimin e mbi 100 kilogram kokainë".

/Ora News.tv/