Aktivisti Genti Labi në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News, paralajmëron një tubim në qytetin e Gjirokastrës.

Labi: Për ata 7 shqiptarë të vrarë, disa patriotë, duke filluar edhe nga unë, do të bëjmë një tubim paqësor. Për sa i përket këtij tubimi, ne kemi përgatitur një shkresë dërguar në komisariat. Kërkesa e parë na u refuzua. Nuk kanë lidhje partitë në këtë mes. Kjo bëhet nga populli.


/Ora News.tv/