Moderatorja e njohur, Floriana Garo ka disa kohë që është shkëputur nga televizioni për të vazhduar jetën e saj në Zvicër.

Pasi u martua me avokatin, Enis Daci ajo u shpërngul dhe vetëm pak pas kohësh deklaroi se është në pritje të një fëmijë.

Të gjithë do të mendonin se ajo qëndron më së shumti në shtëpi duke u kujdesur për veten, por duket se ajo nuk qëndron dot pa punuar.

E ftuar në emisionin “Kush Vjen Për Drekë”, Floriana zbuloi jetën e saj duke thënë: "Njerëzit mbase kanë idenë se unë rri në shtëpi, kujdesem për veten, por jo, unë nuk rri fare në shtëpi. Ngrihem herët në mëngjes, shkoj në kurs frëngjishteje, më pas shkoj në zyrën time, pranë zyrave të bashkëshortit tim dhe merrem me pjesën e marketingut dhe PR të zyrës së avokatisë së tij. Ndërkohë po menaxhoj dhe një qendër biznesi që ne kemi atje."


/oranews.tv/ 

/Ora News.tv/