“La Scala” i kthen mbrapsht mbi 3 milion dollarë Arabisë Saudite

“La Scala” i kthen mbrapsht mbi 3 milion dollarë Arabisë

Teatri i famshëm i operës “La Scala” është përfshirë në një skandal pasi pranoi financime nga qeveria saudite. Mes palëve ishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me vlerë prej 15 milionë eurosh, marrëveshje e cila u kritikua ashpër nga publiku pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe nivelit të respektimit të të drejtave të njeriut nga Arabia Saudite. Financimi i parë prej 3 milionë eurosh do të kthehet.

Teatri “La Scala” i Milanos do t’i kthejë Arabisë Saudite mbi 3 milionë euro donacione pas kritikave të shumta të publikut.

Marrëveshja e financimit që ishte arritur më herët mes palëve do t’i mundësonte Ministrit saudit të Kulturës që të uljen në bordin drejtues.

Pas vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi, në Stamboll tetorin e kaluar, gjendja e të drejtave të njeriut e Mbretërisë po shqyrtohet me hollësi.

Së pari marrëveshja e bashkëpunimit u kritikua nga grupet e të drejtave të njeriut.

Presidenti i Teatrit, Giuseppe Sala, njëherësh kreu i Bashkisë së Milanos, tha se për t’i rikthyer fondet ishte marrë një vendim unanim.

"Do të kthehemi në pikënisje. Do të shohim nëse ka ndonjë mundësi tjetër bashkëpunimi,” u tha Sala gazetarëve.

Fondi prej 3 milionë eurosh ishte pjesë e një marrëveshjeje pesëvjeçare me vlerë prej 15 milionë eurosh me Ministrinë Saudite të Kulturës.

Por marrëveshja mori kritika të forta, duke përfshirë edhe anëtarët e Partisë Lidhja.

Udhëheqësi i saj dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvini i bëri thirrje tetarit “La Scala” që ta anulonte marrëveshjen, ndërsa Guvernatori i rajonit të Lombardisë, i cili është gjithashtu një anëtar i Lidhjes, kërkoi shkarkimin e Drejtorit Artistik të Operës, Aleksandër Pereira.

EMISIONET