Paraditen e sotme, Federata Spanjolle e Futbollit ka hedhur shortin për sezonin 2019-2020 të La Liga. Kampionët në fuqi do e nisin mbrojtjen e titullit në një transfertë të vështirë si ajo baske ndaj Athletic Bilbao.

Ndërkohë, nënkampionët e Spanjës, Atletico Madrid do të pres në "Ëanda Metropolitano" rivalin e qytetit, Getafen. Reali i Madridit e nis sezonin e ri në transfertën e Celta Vigo, teksa një 90 minutësh emocionues do të luhet mes Valencias dhe Real Sociedad.

Derbi i Madridit pritet me mjaft interes, ku në javën e 7-të të La Liga, "Wanda Metropolitano" pret mbrëmjen e 29 shtatorit Realin. Takimi i kthimit zhvillohet më 2 shkurt. Ndërkohë, "El Clasico" mes Barcelonës dhe Realit të Madridit do të luhet respektivisht më datat 27 tetor dhe 1 mars.

/Ora News.tv/