Jeta e shkujdesur e një grupi të rinjsh bohemianë që jetojnë jetën plot dinamika dhe emocione të momentit, pas rrugëtimeve në të gjithë teatrot botërore vjen edhe në Tiranë.

Opera "La Boheme" e kompozitorit italian Puçini është premierë që do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve nga data 16 deri me 19 mars, në katër netë magjike dhe plot emocion nga interpretimet e sopranove dhe tenorëve të kastit.

Këto role u janë besuar sopranove dhe tenorëve që janë në fillime të karrierës së tyre.

Ata shprehen se të interpretosh operën "La Boheme" është si të prekësh endrrën që ka çdo artist.


/Ora News.tv/