Kim Kardashian mund të ketë më shumë ndjekës, por tani duket se motra e saj Kylie Jenner është mbretëresha e Instagram-it.

20-vjeçarja ka thyer rekordin e Beyonce, me foton më të pëlqyer ndonjëherë.

 Foto e foshnjes së saj Stormi, ku Kylie konfirmoi dhe emrin e vajzës për herë të parë është pëlqyer nga më shumë se 14.8 milionë personash.

Rekordin e mëparshëm e mbante Beyonce me foton shtatzënë, ku konfirmoi për herë të parë pritjen e binjakëve.

Fotoja e këngëtares është pëlqyer nga 11.2 milionë njerëz.



/Ora News.tv/