Arabia Saudite ka hapur për herë të parë aplikimet për gratë që të dëshirojnë të bëhen pjesë e ushtrisë.

Mundësitë për të aplikuar për pozicione në gradën e ushtarit në krahinat e Rijadit, Mekës, al-Qassimit dhe Medinës janë deri të enjten.

Pozicionet që ato do kenë nuk do përfshijnë pjesëmarrjen e tyre në luftë, por do t'i japin mundësinë që të punojnë për sigurinë e vendit.

Në një listë prej 12 kriteresh thuhet se vajzat duhet të jenë shtetase të Arabisë, të moshës 25 deri në 35 vjeçe, dhe të kenë një diplomë të shkollës së mesme.

Gratë dhe partnerët e tyre meshkuj, babai, vëllai apo djali duhet të jetojnë në të njëjtën krahinë ku do të jetë vendndodhja e vendit të punës.

/Ora News.tv/