Ky reper i famshëm shqiptar do mungojë në koncertet e këtij viti!

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik nuk do të jetë pjesë e koncerteve të këtij viti pasi po punon për projekte të reja.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai i ka njoftuar ndjekësit e tij se nuk do ti shijojnë hitet e tij këtë verë.

“I lajmëroj fansat që këtë vit nuk do të jem prezent në koncerte, turne, organizime në Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani e kudo në botë.

Sigurisht që do të më mungoni dhe ju sepse tani jeni bërë pjesë e jetës sime. Kam një plan, shumë projekte, të cilat do t’jua dëshmoj gjatë kësaj periudhe të shkurtër. Këngët videoklipet, bashkëpunimet nuk do të ndalen. Ndërsa koncertet fillojnë në muajin janar të vitit 2019!”, shkruajti Mozzik.

Kujtojmë se largimi i tij nga On Records bëri që të fshihen të gjitha hitet nga Youtube, kështu që tani rezultojnë vetëm 2 këngë të tij.


EMISIONET