Ky gjest i Trump do të ngjallte zemëratën e botës arabe

Ky gjest i Trump do të ngjallte zemëratën e botës arabe

Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga Shtetet e Bashkuara do të zemërojë botën arabe dhe myslimane. 

Deklarata vjen nga ministri i jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, i cili paralajmëroi sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson për “pasoja të rrezikshme” në rast të një skenari të tillë. Gjithnjë e më shumë po shtohen spekulimet se presidenti Donald Trump do të shpallë së shpejti mbështetjen për këtë lëvizje, duke përmbushur kështu edhe një zotim të fushatës së tij zgjedhore.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas po përpiqet të fitojë sa më shumë mbështetje ndërkombëtarisht, që presidenti Donald Trump të mos bëjë një deklaratë të tillë. Liderët palestinezë më herët kanë paralajmëruar se ky vendin mund të kërcënojë zgjidhjen dy-shtetërore të vendosur mes dy palëve. Kujtojmë se Izraeli ka pushtuar Jeruzalemin Lindor që prej Luftës së Lindjes së Mesme në 1967. Palestinezët kërkojnë që Jeruzalemi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm, ndërkohë që Izraeli është i vendosur që Jeruzalemi të jetë kryeqyteti i pandarë i vendit.

Administratat e njëpasnjëshme amerikane që nga viti 1948 kanë pohuar se statusi i Jeruzalemit duhet të vendoset nga negociatat dhe se ata nuk do të angazhohen në veprime që mund të perceptohen si paragjykime në rezultatin e këtyre bisedimeve.

EMISIONET