Ky është shqiptari që u vra me thikë në Itali

Ky është shqiptari që u vra me thikë në Itali

Italiani 26 vjeçar Gianluca Mazzarelli i lindur në Puglia por banues në qytetin e Piacencas është autori i vrasjes së 31 vjeçarit shqiptar Ervin Tola. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta në natën e 29 dhjetorit në një lokal të qytetit të Piacencës.

Sipas Policisë Italiane 26 vjeçari është vetëdorëzuar në polici duke pranuar autorësinë e krimit.

Italiani akuzohet për vrasje të qëllimshme e do të merret në pyetje më 1 janar 2018.

Gjatë ditës së sotme 31 dhjetor 2017 do të kryhet autopsia mbi trupin e shqiptarit Erivn Tola.

Sipas hetimeve të para të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30 të mbrëmjes së 29 dhejtorit pranë hyrjes së lokalit Oldtimer të Piacencas.

Një grindje e dhunshme mes shqiptarit e italianit  e nisur fillimisht me fjalë ndoshta  për shkak të komplimenteve të tepërta ndaj baristes së lokalit nga ana e vrasësit, ka përfunduar në krim.

Italiani ka goditur vetëm një herë me thikë në gjoks shqiptarin Ervin Tola. Goditja ka qënë fatale dhe 31 vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Pas krimit vrasësi është larguar në drejtim të paditur. Policia italiane e ka identifikuar menjëherë autorin e krimit dhe pse gjatë natës, 26 vjecari Gianluca Mazzarelli është vetëdorëzuar në polici.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet një zbardhje e plotë dhe zyrtare e dinamikës së kësaj ngajrje.

Shqiptari Ervin Tola banonte prej disa vitesh në Piacenca ishte i martuar e punonte  si bojalxhi.

EMISIONET