Ky është qyteti që do kushtojë 26 miliard dollarë dhe do jetë nën ujë

Disa arkitektë në Tokio zbuluan planin e tyre ambicioz “Ocean Spiral City”, qytetin nënujor, duke deklaruar se do të jetë qyteti i parë i cili do jetë i përhershëm dhe i rinovueshëm.

Firma inxhinierike Shimizu Corporation tha se metropoli nënujor do të përdorë burimet që oqeani do ti vendosë në dispozicion.

Kjo do të përfshinte teknikat e fundit si p.sh. ujin e pijshëm që prodhohet nëpërmjet "osmozës së kundërt", e cila përdor presionet e larta që gjenden në thellësi të vogla për të filtruar ujin e detit.

Qyteti, i cili do jetë 500 metra i gjerë, ka një formë spirale që lidhet me një stacion bazë që është të paktën 4 kilometra nën ujë.

Gjithashtu spiralja do të krijojë energji të rinovueshme duke konvertuar e energjisë termike të oqeanit, e cila krijon energji elektrike nga nivelet e ndryshme të temperaturës së oqeanit nëpërmjet një gjeneratori.

Dhe më tepër, besohet se qyteti nënujor do të jetë gati për 5,000 banorët e tij të parë në vitin 2030.

Sfera ku njerëzit do të jetojnë do të ketë të gjitha komoditetet e tokës, duke përfshirë shtëpitë, shkollat, laboratorët dhe restorantet për argetim. Sipas përllogaritjeve, mendohet se kostoja totale e ndërtimit të qytetit do të arrijë në shifrën e 26 miliard dollarëve.

Ideja futuriste ishte një bashkëpunim mes Shimizu së bashku me Universitetin e Tokios dhe Agjencinë Japoneze për Teknologji të Shkencave Detare të Tokës.

EMISIONET