"Ky është një dëshpërim shpirti", shkrimi prekës i Lefter Çipës për kompozitorin Lalo

"Ky është një dëshpërim shpirti", shkrimi

Shumë emra të njohur kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen e papritur nga jeta të kompozitorit, Aleksandër Lalo si pasojë e një ataku kardiak.

Lefter Çipa, një ndër poetët shqiptarë i ka dedikuar një shkrim prekës kompozitorit që kontribuoi për muzikën shqiptare duke mbetur në kujtesën e të gjithëve.

Në një postim në Facebook, ai shkruajti: “Ky është një dëshpërim shpirti!

20 nëntori 2017 mëngjes me borē të ngarkuar, po ndiej një dëshpërim shpirti nga lajmi që më dërgoi bora e maleve. Bashkë me erën e borës dëgjoj kompozimet e Aleksandër Lalos. Ndenja dhe po mendohesha dhe bashkë me dëshpërimin mu ngrenë dhe supet përpjetë. Ky artist mbetet në kujtesë, djalosh i bukurive shpirtërore që mbushi zemrat e shqiptarëve me muzikë dhe këngë. Jam i sigurt se nuk është mërguar! Ai rishtazi është me kompozimet e tija. Krenohet qytetaria dhe dashuria njerëzore për njerëz dhe artistë të tillë si Aleksandër Lalo.

Prandaj duhet të ketë durimin dhe kurajo familja e tij. Ne qytetarēt e Shqipērisë ta përcjellim me trëndafila të Atdheut, sepse këta trëndafila janē dhe nderimi që i bëhet këtij artisti kombëtar sepse i mbolli e na i la trashëgimni shpirtërore .

Durimi tek njeriu është nderimi dhe stolia që ka lënë pas Ai që ne i themi sot:lamtumirë! Mendoj se nuk ka lamtumirë për Aleksandër Lalon, sepse lamtumira e tij është mirëseugjeta në këngët dhe kompozimet e tij. Një dukuri shpirtërore është dita që miku i shpirtit tim Lalo, përcillet me borë në majat e maleve. Ju bëftë një ëngjëll parajsi shpirti i tij! Ju bëftë ëngjëll parajsi që përsëri të na veshë shpirtin tonë me muzikë të mëndafshtë e me hove melodie shqiptare!

Nderime dhe ngushëllime familjes së mikut tim të ëngjëlluar, Lalo!

Me nderime Lefter Çipa”

Dihet se Lalo ka kompozuar edhe për kinematografinë shqiptare, ndërsa së fundmi u shfaq në jurinë e një spektakli televiziv.

EMISIONET