Ky është formacioni i javës në Champions League

Dje u mësuan dhe skuadrat e fundit çerekfinaliste në Uefa Champions League.

Bayern Munich, Sevilla, Roma dhe Barcelona janë katër skuadrat e fundit që kanë siguruar kualifikimin.

Kësisoj, UEFA ka publikuar edhe formacionin e javës në Ligën e Kampionëve të katër ndeshjeve që janë zhvilluar në mesjavë.

Më së shumti futbollistë në këtë formacion ka gjiganti katalunas, Barcelona, plot gjashtë prej tyre.

Me tre futbollist është Roma që eliminoi skuadrën ukrainase Shakhtar Donetsk.

Ndërkohë Bayern Munich dhe Sevilla kanë nga një përfaqësueses në formacionin e javës në Ligën e Kampionëve.

Marc Andre Ter Stegen, Samuel Umtiti, Gerard Pique dhe Jordi Alba janë nga Barcelona në pjesën defensive, ndërsa në sulm është gjeniu Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Kevin Strootman, Federico Fazio dhe Aleksander Kolarov janë nga Roma.

Ndërkohë Thiago Alcantara përfaqëson Bayernin në këtë formacion dhe Ben Yedder Sevillën.

EMISIONET