“Ky djalë i vogël ka një hall të madh”

Thënia e vjetër; “sytë më të mëdhenj se stomaku yt”, duket se në këtë rast u shpërfaq me të vërtetë. Një rakun (gjitar amerikan) i pafat dhe i fryrë rëndë mbeti në një kapak pusete kanalizimesh në periferi të Zionit në Çikago të enjten pasdite.

"Si një oficer i policisë nuk ka dy ditë të njëjta," shpjegoi departamenti i policisë, në një post të Facebook të enjten. "Oficeri. K. Vaughn u përgjigj një thirrje për ndihmë këtë mëngjes për një nga banorët tanë të mbuluar me qime. Duket që ky djalë i vogël ka ngrënë shumë mirë dhe është ngecur në pusetën e kanalizimeve", shkroi më tej.

Kafsha e vogël mbeti e padëmtuar dhe pa dyshim po vuante një “koma” të thellë ushqimore.

/Ora News.tv/

 

 

EMISIONET