Ky burrë "turpërohet" keqas nga qeni në mes të rrugës

Ky burrë "turpërohet" keqas nga qeni në mes të

Ky i ri brazilian po shihte qetësisht telefonin e tij i ulur bri trotuarit. Ai mbase nuk do ta kishte besuar, se çfarë do t'i ndodhte pak momente më vonë.

Një qen që patrullonte nëpër rrugë, me sa duket e ka pandehur të riun si një objekt duke e urinuar. Videoja është regjistruar në Rio de Janeiro të Brazilit.

Qeni afrohet ngadalë dhe ngre njërën këmbë, duke lëshuar lehtësisht urinën mbi shpinën e burrit.

I riu e kupton menjëherë çfarë ndodhi dhe ngrihet i inatosur për të goditur qenin e bardhë, por ai ikën me shpejtësi. Nuk i mbeti gjë tjetër veçse të heqë bluzën e madje edhe ta nuhasë për aromën e pakëndshme.

Më pas, "viktima" vizitohet nga një qenush tjetër.

EMISIONET