Kuvendi ftesë zyrtare PD: Caktoni vëzhguesin në komisionin e reformës zgjedhore

Kuvendi ftesë zyrtare PD: Caktoni vëzhguesin në komisionin e

Partia Demokratike ende nuk i ka kthyer përgjigje ftesë së Kuvendit për të caktuar vëzhguesin në komisionin e reformës zgjedhore. Mbledhja e radhës do të zhvillohet të martën pasdite nga dy bashkëkryetarët Gjiknur dhe Hajdari.

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar ftesë zyrtare Partisë Demokratike për të marrë pjesë në punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Me anë të një letre të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, i kërkohet selisë blu që të përcaktojë përfaqësuesin e saj politik në rolin e vëzhguesit, me të drejta të plota me dy bashkëkryetarët e Komisionit. 

Edhe pse PD e ka marrë ftesën ditën e premte ende nuk ka një përgjigje në lidhje me caktimin e vëzhguesit. Pasi sipas Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj parti Gazmend Bardhi, shkresa e Kuvendit nuk është prioritet i PD.

Mbledhja e radhës ë Komisionit të Reformës Zgjedhore do të mbahet me 7 Maji në orën 17:00 , nën drejtimin e Damian Gjiknurit nga socialistët dhe Rudina Hajdarit nga grupi demokrat. Në rendin e ditës të së martës do të miratohet axhenda e komisionit, si dhe do të miratohen ekspertët si dhe kërkesa për mbështetjen me ekspertizë nga OSBE për sistemin zgjedhor.

Përfaqësuesit e opozitës së re kanë kërkuar që të diskutohet ndryshimi i sistemit zgjedhor, pavarësisht se PS është kundër një ideje të tillë.

EMISIONET