Studentët kanë kthyer sytë drejt pedagogëve për t'u këshilluar dhe kuvenduar!

Ide shumë e mirë.

Vetëm kuvendimi me të gjithë aktorët socialë të interesuar mund të sjelli në një konsensus që të jetë në rrugën e daljes nga kriza aktuale, por jo vetëm, por për të përpunuar strategjitë për një arsim të lartë cilësor, demokratik, të aksesueshëm masivisht, performant, bashkëkohor, që të përballohet nga tarifa të drejta në ulje, dhe që çon në integrimin e të diplomuarve në tregun e punës.

Unë personalisht si profesor do t'u kisha rekomanduar studentëve dhe kolegëve të mi në mbarë universitetet idenë që autostrada e mbërritjes të qëllimeve të mira është një rrugë e përshkrueshme afatashkurtër por dhe afatgjatë. Mosekuilibrimi i tyre do të ishte fatal.

Po ashtu ka nevojë të merren garanci nga qeveria që proçesi do të eci pa u ndalur duke kërkuar prova besueshmërie dhe valvola sigurie që kërkesat do të plotësohen.

Këto do të ishin sipas meje kushtet për t'u rikthyer në auditore dhe normalizuar jetën universitare dhe për ta ritronditur atë me anë të një reforme shumë të thellë evolutive!

1. Abrogimi i menjëhershëm i ligjit për arsimin e lartë,
2. Një kuadër i ri ligjor ku të mos beje pjese askush nga ata që e katandisën kështu ligjin për arsim, 
3. Ngritja urgjente e një këshilli ad hoc kombëtar për të marre masat urgjente që duhen për të zgjidhur krizën,
4.Një Kuvend kombëtar përpara muajit mars për ceshtjen e arsimit të lartë, 
5. Modeli i ri i universitetit publik i përpunuar nën autoritetin e këshillit ad hoc.
6. Shkarkimi i menjëhershëm të gjithe bordeve dhe i agjencive te ministrisë të arsimit, Pezullimi i veprimtarisë të tyre derisa të përcaktohet mënyra e drejtimit dhe administrimit e universiteteve publike. 
7. Bllokimi i menjëhershëm i të gjitha pagesave te tarifave derisa te bihet në konsensus për to dhe për të gjitha masat e tjera dhe të kthehen ato në realitet,
8. Rritja e buxhetit në masën e studjuar qÿsh për vitin 2019 e në vazhdim, 
9. Kthimi i terreneve sportive nga bashkia e Tiranës UT
10. Marrja e masave kundër korrupsionit në Universitete duke krijuar brenda semestrit të parë procedurat performante në kohë rekord.
11. Marrja e masave për organizimin e konkurseve të vërteta të punësimit dhe respektimi i rezultateve për karrierën e studentit pas diplomimit. Hartimi i ligjit kuadër! 
12. Hartimi i ligjit për integrimin e diplomuarve në tregun e punës
13. Formulimi i një administrimi të universiteteve që con në uljen progresive të tarifave.
14. Ricelja e menjëhershme e shkollave doktorale

/Ora News.tv/