Kush janë favoritët për të fituar Champions League?

Kush janë favoritët për të fituar Champions League?

Ndërkohë që nuk ishte e mundur që të gjitha ekipet e mëdha të shmangin njëri-tjetrin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, është e drejtë të thuhet se ka disa favoritë të qartë që dalin pas shortit të së premtes.

Në 26 maj, dikush duhet ta çojë në shtëpi kupën me veshë të gjatë dhe pas shortit duket qartë që Barcelona dhe Bayerni e kanë më të sigurt një vend në gjysëmfinale pas sfidave me Romës dhe Sevillën.

Secila nga këto skuadra ka luftuar për të ardhur deri në çerekfinale, por sot përballen me dy ekipe që i kanë gjithmonë sytë të çmimi i madh.

Citizens janë liderë të qartë në Premier Ligë dhe kanë Pep Guardiolën që t’i ndihmojë për Champions League, por një ndeshje me Liverpulin është e  paparashikueshe, duke pasur parasysh sulmin e pabesueshëm të Reds.

Në të vërtetë, Liverpooli është i vetmi ekip që ka arritur ta mundë City-n në ligë këtë sezon edhe pse vinte pas një humbje poshtëruese në stadiumin Etihad.

E fundit është finalja e parakohëshmë mes Real Madridit dhe Juventusit, ku italianët kanë mundësinë të marrin “hak” për finale e vitit 2017.

“Los Blancos” kanë fituar 3 nga 4 finalet e fundit në Champions League, gjë që i bën ata favorite të përhershëm, por Juventusi tregoi mature me Tottenham dhe gjithashtu shfaqi se është një fuqi e madhe Europiane.

8 ekipe të shkëlqyera, 4 përballjë fantastike të cilat mund të na sjellin një gjysëmfinale me kryesuesit e kampionateve më të mira në Europë.

EMISIONET