Xum Allushi është single dhe nuk e mendon martesën për disa vite.

I ftuar në emisionin 'Late Night Show' në Ora News,  ai zbuloi se i ka  dhënë fund një lidhje. Por kush ia ka thyer zemrën humoristit?

Xum Allushi: Nuk jam martuar akoma, jam kundra martesës për disa vite.

Kastro Zizo: Dukesh se ke pasur një zhgënjim dashurie?

Xum Allushi: Gjë që kaloi, nuk e mbaj mend.

Kastro Zizo: Në ato momente ke vuajtur shumë?

Xum Allushi: Nuk e mbaj mend, as nuk më bie ndërmend fare. Kujtoj vetëm gjërat e bukura në jetë. Njerëzit e parëndësishëm në kosh të plehrave. Kohët kalojnë, gjërat i lëmë pas dhe jam shumë i lumtur me jetën time. Jam i lumtur.

/Ora News.tv/