Kush është ujku?
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News tha se FMN-ja është ajo që flet dhe jep alarmin për koncesionet. Kjo ka shkaktuar debate me përfaqësuesit e PS-së.
Pjesë nga debati:
Spahiu: Shqiptarët me këtë katrahurën e koncesioneve është minimalisht prej 2750 euro borxh. Ne themi ujku ju thoni gjurma.
Bajraba: Nuk mund të thoni katrahurë.
Spahiu: Kush është ujku? Është FMN-ja.
Bajraba: Ujku është Parlamenti, që është kthyer nga një institucion që duhet të kontrollojë në një institucion që duhet të kontrollohet.
Spahiu: Hajde dil i pavarur. Qenke njeri më politik se specialist.
Spahiu: Ujku është FMN-ja, Banka Botërore. FMN është shumë më e pavarur se Banka Botërore, që është shumë më e pavarur se Banka e Shqipërisë dhe ajo më e pavarur se INSTAT. E di çfarë po bëjnë këta? Po bëjnë një ligj që kreu i INSTAT të propozohet nga kryeministri. Unë them që ujku është FMN-ja. Ajo po flet tani.