Një afro-amerikan tregoi dashurinë e tij për popullin tonë në Paradën e Shqiptarëve në Nju Jork.

Dje, ai publikoi një video në rrjetin e tij social duke kënduar "Kuq e zi" në sheshin Times Square.

I veshur me një bluze të zezë, të stampuar me shqiponjën dhe emrin e tij, ai dinte çdo fjalë të këngës patriotike.

I riu amerikan mori vëmendjen e kryeministrit Edi Rama që publikoi videon e tij në Instagram duke e shoqëruar me tekstin "Fantastike".

Shtetasi amerikan quhet Clayvion Winn, i cili e pëlqen shumë kulturën shqiptare dhe në rrjete sociale prezantohet me emrin Klej Zezakaj.

Këtë emër e ka zgjedhur pasi është me ngjyrë dhe me siguri e di kuptimin e fjalës "zezak". Ndër të tjera, Klej shkruan se e di mirë gjuhën shqipe dhe është ai lloj personi që mund të bëjë ndryshimin.

/Ora News.tv/