Eduard Halimi la sot mandatin e deputetit për një detyrë tjetër afatgjatë sipas tij. 

Helimi ishte zgjedhur si deputet në qarkun e Beratit, i vetmi deputet në radhët e opozitës në këtë zonë. 

Sipas listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë, i dyti në listë në këtë qark është Astrit Veliaj, ish-deputet i PD-së po në Berat për vitet 2013-2017. 

Duke qenë se nuk u rizgjodh dot në zgjedhjet e qershorit të vitit të shkuar, ai merr mandatin e deputetit vetëm pas disa muajsh.

Ende nuk dihet zyrtarisht nëse mandatin do ta marrë Veliaj, apo kandidatja femër në listë, për shkak të mos përmbushjes së kuotave gjinore në Parlament nga Partia Demokratike.

/Ora News.tv/