Kush e realizoi audiopërgjimin? Bledi Mane dyshon tek Saimir Tahiri ose Adriatik Llalla

Kush e realizoi audiopërgjimin? Bledi Mane dyshon tek Saimir Tahiri ose

Gazetari i njohur Bledi Mane mendon se audipërgjimi ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj është i vërtetë.

I ftuar në emisionin Dite e Re në Ora News, Mane tregon dhe emrat e dy personave të cilët dyshon se e kanë realizuar 

Bledi Mane: Unë mendoj se audiopërgjimi është i vërtetë, dhe në mendjen time dyshoj se janë dy njerëz që mund ta kenë bërë. Unë dyshoj tek Llalla ose tek Saimir Tahiri nëse është i vërtetë. 

 Edhe për  Elvis Roshin e Kavajës Rama tha se është i ndershëm por doli me 60 emra. Mos besoni çfarë deklarojnë."

Mane bëri një paralelizëm të periudhës kur ministër i Brendshëm ishte Tahiri dhe tani që është Fatmir Xhafaj.

Sipas tij Tahiri bëri një investim afatgjatë në stukturat e policisë. Ndërsa nënvizoi se Xhafaj nuk duhet të ishte bërë ministër pa dorëzuar vëllain e tij, Agron Xhafajn

Bledi Mane: "Unë kam qenë kontigjent policie për vite të tëra. 

Unë e kam ndjerë mbi dhe nën lëkurë, poshtërimin, dhunën arrogancën, shkeljen flagrante të ligjit.

Dikur më kanë ardhur më kanë marrë zvarrë në fakultet furgoni me 5 policë me bark, me njollat e vajit në këmishë se po hanin paidhaqe. Dhe ti më pas në kohën e Tahirit gjeje vajza dhe djem simpatik: Mirëdita, na falni, kartën e identitetit.. dhe thoje ku jam, jam në Shqipëri? Ishte investim afatgjatë ndërsa Fatmiri duhet të bënte një lëvizje të drejtë. Vjet në gusht Rama i tha që do të bëj ministër. 

Ai duhej të thoshte, po dale kryeministër se unë kam një problem të pa mbyllur me vëllain. Të lutem, vëlla ti je dënuar me mungesë në Itali, eja me mua dorëzohu te autoritetet. Sepse është një plagë e hapur që do të sulmojnë gjithë kohës.  U  detyrua nga presionet e opozitës vëllai shkoi dhe u dorëzua. 

Shënim: Fjalën për Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafën do e dëgjoni në minutën 28:33


EMISIONET