Kush e bëri ftesën? Këngëtari shqiptar vjen në bashkëpunim me bukuroshen e huaj

Kush e bëri ftesën? Këngëtari shqiptar vjen në

Këngëtari shqiptar, Serxhio Lushku i njohur me emrin e artit si 'Sergio' ka sjellë projekte të ndryshme muzikore për publikun, ndërsa tani duket se po synon tregun e huaj.

Në një intervistë për 'Why Not' nga Roza Lati, ai ka zbuluar se po merret me projekte të reja, të cilat do të publikohen shumë shpejt, ku më i fundit do jetë me një këngëtare të huaj, që quhet Andrea.

 “Vjen shumë shpejt, është cdo gjë gati. Kënga është anglisht. Klipi është shumë i bukur, e kemi xhiruar në Bullgari, Sofia. Titulli i këngës është Beating Hard dhe nuk flet për dashurinë, por për cdo lloj gjëje. Jam unë i ftuar”, zbuloi Sergio.

Ai tregoi se e ka kontaktuar vetë Andrea, ndërsa synimi i tij për të ardhmen është që të hapë një studio muzikore ku do ti punojë aty këngët.

EMISIONET