“Kurova kancerin nga uji”, pas dëshmisë së pacientit 30 mjekë nisen drejt vendit të shenjtë

“Kurova kancerin nga uji”, pas dëshmisë së pacientit

Pretendimet e një pensionisti, i cili tha se kanceri i tij u kurua mrekullisht nga uji i shenjtë në Lourdes, do testohen nga mjekët.

Kazik Stepan beson se uji i shenjtë i Kishës Katolike romake në Francë, e kuroi nga kanceri.

71-vjeçari kishte kancer në palcën kurrizore që e la të paaftë për të ecur dhe mjekët frikësoheshin se nuk do i mbijetonte sëmundjes.

Por sipas tij, falë ujit të shenjtë është në gjendje të ecte. Dhe një ekip prej 30 mjekësh nga International Medical Committee of Lourdes do vlerësojnë pretendimet e tij.

Stepan, i cili jeton në Kent, dëshiron që mjekët të mbështesin teorinë e tij se ishte "i bekuar me një shërim të përhershëm".

Por ata duhet të jenë të sigurt nëse ai ishte i pashërueshëm përpara se të marrin një vendim.

Stepan vizitoi Lurdën në 1965 dhe beson se është ende gjallë për shkak të kësaj mrekullie.

EMISIONET