Kurorëzoi një sezon fantastik, Trashi zbulon objektivin e radhës

Kurorëzoi një sezon fantastik, Trashi zbulon objektivin e radhës

Ish-kapiteni i Partizanit, Lorenc Trashi ka komentuar ecurinë fantastike të këtij edicioni, teksa u shpall kampion me të kuqtë dhe më parë u përfshi në kombëtare. Në një lidhje direkte me "Fair Play nga Enkeleida Zeko", Trashi shuajti disa pikëpyejte, teksa zbuloi edhe objektivin e radhës.

Thirrja në kombëtare dhe titulli? Është një nga vitet më të mira të miat. Duke parë edhe grumbullimin në kombëtare dhe titullin, është një nga vitet më të mira në 5 vitet këtu.

Momenti më i bukur i këtij sezoni? Dy momentet më të bukura janë ardhja te Partizani dhe viti më i madh është ngritja e këtij trofeu që e kemi pritur kaq shumë.

Çfarë i mungon Partizanit? Mendoj se na mungon një sulmues. Na ka munduar,  por jemi përshtatur. Mensah, Bardhi dhe ka rezultatuar e suksesshme. Harrova bomberin e skuadrës, Bruno Telushin. Tani, këto 5 vite te Partizani, me gjithë këto trajner që kam kaluar, kam pasur debat me trajnerët. Kam pasur shumë konflikte. Ditën e parë që është prezantuar, kemi bërë një debat të vogël. Para se të vij te Partizani, e kishin fryrë, kujdes Trashin, kujdes Trashin dhe më pas kishin debate. Në përgjithësi përfundimi është ky. Kemi gëzuar tifozët, drejtorët, presidentin Demi dhe në fund jemi këtu ku jemi tashmë. Sezon i suksesshëm. 

Kush janë synimet? Synimet e Trashit ishte kombëtarja. Unë mora një ftesë nga kombëtarja dhe e di rëndësinë e kombëtares. E di që është një arritje për mua. Dua që të kem sërish një ftesë nga kombëtarja. Nëse do të jem te Partizani dëshiroj që të jemi sërish ky grup dhe të jemi në garë për titull. Nuk është mirë që Tirana të bie një kategori më poshtë. Nuk janë shumë skuadra që e meritojnë elitën dhe rënia e Tiranës do të ishte një humbje e madhe. Dua të falenderoj babain dhe mamanë time që më kanë mbështetur në çdo moment. Falenderoj edhe dy motrat e mia, ku më kishin shkruar shumë mesazhe emocionuese. "-përfundoi Trashi.



EMISIONET