Finalja e edicionit të katërt të “Tirana Art Fest” ishte një mbrëmje fantastike për të gjithë nxënësit e gjimnazeve të Tiranës, të cilët shfaqën mbrëmë talentet e tyre në kërcim, këngë dhe multimedia, në një spektakël të jashtëzakonshëm në sheshin “Skënderbej”.

Pas muajsh prova, audicione dhe minispektakle në të gjitha shkollat e kryeqytetit për promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës, “Tirana Art Fest” zhvilloi dje natën finale ku u ndanë edhe çmimet për disiplinat këngë, kërcim dhe multimedia.

Në fjalën përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se sheshi “Skënderbej” i kushtohet gjithë djemve dhe vajzave të talentuar të Tiranës, që mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme social-kulturore.

 “Kemi dashur që sheshin “Skënderbej” t’ia dedikojmë çunave dhe gocave të supertalentuar të gjimnazeve të Tiranës, që meritojnë duartrokitje, mbështetje, edhe gjithë inkurajimin tonë”, tha Veliaj.

Teksa vlerësoi angazhimin e mësuesve dhe të stafit të 40 shkollave të kryeqytetit, të cilat i kanë bërë të rinjtë dhe të rejat pjesë e kësaj eksperience fantastike për rininë, Veliaj iu drejtua me një mesazh urimi edhe të gjithë maturantëve të cilët shumë shpejt do të nisin një  rrugëtim të ri në jetë.

“Unë e di që sot të jesh një gjimnazist ka shumë ngarkesë, ka shumë detyra që duhen bërë, shumë kurse që duhen ndjekur, por siç themi ne në bashki, ai ose ajo që është e mirë, i bën të gjitha. Del mirë edhe me mësime, edhe në sport, edhe në shoqëri, dhe si do shohim sot, edhe me spektakël. Dua t’ju uroj shumë sukses atyre që kanë provimet e maturës, jam shumë krenar për ju”, tha Veliaj.

 Multimedia

Për temën e parë:

1 – “Tirana në 24 orë”:

Çmimi i Parë: "Hap"

Gjimnazi i New York High School  realizuar nga Rei Tamburi, Joni Bimbashi dhe Aksel Zholaj.

2 - Çmimi i Dytë: "Tirana ime"

Gjimnazi: "Qemal Stafa", realizuar nga Xhesika Lleshi.

3 - Çmimi i Tretë: "Në një rrahje zemre"

Gjimnazi "Sami Frashëri", realizuar nga Jona Ndreu, Marin Baholli, Doris Zhabjaku dhe Sidita Çelaj

Për temën e dytë:

“Tirana në kujtimet e familjes sime:

1 - Çmimi i Parë: "Frymëzim",

Gjimnazi "Petro Nini Luarasi", realizuar nga Grejsi Rudi.

2 - Çmimi i Dytë: "Reflektim kujtimesh"

Gjimnazi "Sami Frashëri", realizuar nga Xhulia Jasimi dhe Greisi Haxhiu

 Çmimi Eksperimental "Tirana Flash”

Gjimnazi "Sami Frashëri", realizuar Muhamet Selita.

 Kërcimi

Grupi më i mirë Folk- Partizani

Kostumografia më e mirë- Ismail Qemali

Grupi më i mirë Sami Frashëri

Fabula koreografike gjimnazi New York

Performanca më e mirë Alternative- Harry T.Fultz

Grupi më i mirë Hip POP- Myslym Keta

Kënga

Vokali më i mirë femër. Anisa Skënderaj, “Petro Nini”.

Vokali Më i mirë mashkull Orgest Rrabo, “Abdulla Keta”

Artisti i ri më i mirë Martin Pano, “Ismail Qemali”

Grupi më i mirë- Nga shkolla “Besnik Sykja”

Këngëtari më i mirë Alternativ- Sara Kapllanaj- “Aleks Buda”

Artisti më i mirë hip hop Renco Hysa “Ismail Qemali”

Interpretimi më i mirë Tea Naska, “Myslym Keta”

Këngëtari me stilin më origjinal Eden Baja, “Qemal Stafa”

/Ora News.tv/