Kurdët “bëjnë marrëveshje” me Qeverinë siriane kundër Turqisë

Kurdët “bëjnë marrëveshje” me Qeverinë

Luftëtarët kurdë në Sirinë veri-perëndimore thonë se kanë arritur një marrëveshje me qeverinë siriane, mbi bazën e së cilës do të dërgojnë trupa për të ndihmuar në zbrapsjen e ofensivës turke.
Qeveria siriane në Damask ende nuk e ka konfirmuar diçka të tillë.

Turqia i konsideron luftëtarët kurdë, përtej kufirit të saj në Afrin, si terroristë dhe ka nisur ofensivë të madhe kundër tyre, muajin e kaluar.

Aktualisht nuk ka prani ushtarakësh sirianë në zonë. Një zyrtar i lartë kurd, Badran Jia Kurd, tha për Reuters se ushtarët e qeverisë mund të hynin në rajonin Afrin brenda pak ditësh dhe se do të vendoseshin në disa pozicione kufitare.

Marrëveshja e supozuar u raportua gjithashtu nga grupi i mediave kurde Rudaw, i cili citoi një politikan kurd nga Siria dhe një agjenci lajmesh që mbështet forcat kurde të Sirisë.

Nësë marrëveshja është reale, trupat turke mund të gjejnë veten duke u përballur jo vetëm me luftëtarët kurdë në Afrin, por edhe me ushtrinë siriane.

EMISIONET