Plumbi që goditi 16-vjeçarin Klejdi Gjeta dhe që i mori jeten ishte automatiku dhe dyshimet janë se mund te ketë dalë nga arma që kanë qëlluar tre të rinjtë të cilët u arrestuan nga policia e Kurbinit një ditë më parë.

Për të vërtetuar pritet ekspertiza balistike e cila po kryhet në Tiranë, ndërkohe që paralelisht policia në bashkëpunim  me prokurorinë e Kurbinit po vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Nga veprimet hetimore rezulton se 16-vjeçari Gjeta ka humbur jeten në momentin kur është qëlluar me breshëri automatiku nga të rinjtë në zonen e Sanxhakut.

Sipas policisë i riu është goditur nga një plumb qorr, kjo duke iu referuar dhe plages që kishte në kokë viktima.

Klejdi Gjeta humbi jeten, natën e ndërrimit të viteve në tarracen e shtëpisë, ku kishte hipur për të hedhur fishekzjarre. Fillimisht u dyshua se adoleshenti kishte gjetur vdekjen përshkak të goditjes nga fishekzjarret, por pas ekzaminimit në trupin e viktimes atij u gjet një plumb në kokë i cili i kishte marrë dhe jeten.

/Ora News.tv/