Kur të buzëqesh fati/ 20- vjeçari fiton lotarinë 450 milionë dollarëshe

Një i ri 20 vjecar nga Florida është zyrtarisht njeriu më fatlum në botë pasi fitoi një cmim prej 451 milionë dollarësh në lotarinë Mega Milions të premten.

Shane Missler bleu biletën fituese me paratë që kishte fituar nga një biletë lotarie me gërvishtje.

Missler e bleu biletën fatlume në një dyqan në Port Richey, duke zgjedhur opsionin "Quick Pick", që do të thotë se numrat janë të zgjedhur rastësisht.

Por pavarësisht shanseve shumë të vogla për të fituar, Missler pretendon se ai kishte një "parandjenjë" në natën e përzgjedhjes së fituesit se ai do të fitonte.

Dhe në fakt ai fitoi! Pas shorteut, ai shkroi një status në Facebook duke u shprehur tepër i lumtur dhe i habitur njëkohësisht: "Oh. Zot. I madh."


EMISIONET