Kur reciton Matilda Makoçi

Kur reciton Matilda Makoçi

 

"Ku je cigania ime e brishtë

që bredh shteg më shteg

me foshnjën në gji

Herë herë më gjen,

herë më humbet në errësirë.

Unë jam këtu,

ku më gjete e ku më le

pa asnjë hap më tutje o shpirtmirë"

Matilda Makoçi është gati të rikthehet në skenë. Pas një periudhe të gjatë mungese, aktorja e njohur e viteve ’80-’90 do të rishfaqet për herë të parë në publik në ekspozitën e artistes Natasha Bega.

Një zë prej kristali, me një diksion të qartë të paharruar edhe pse ka vite që është larguar nga skena.

"Më ka mahnitur" thotë Natasha Bega në një intervistë për ABC News.

Aktorja e dashur e viteve '80 do të rikthehet sërish në publik me “Hare+M” e konceptuar si vijimi i një tjetër performance artistike të veçantë të Natasha Begës, realizuar në shkurt të këtij viti me titullin "Erosi i Ali Pashës".

Dhe Matilda vijon të lexojë librin me poezi të artistes që ia pranoi ftesën:

"Kaq shumë paskam ndryshuar dhe s'e di

por unë duar sy zemër e shpirt kam për ty"

"U jep jetë poezive" thotë Natasha Bega dhe vijon "ishte lumturi që një aktore e mirënjohur që ishte futur në sirtarin e harresës por energjia e saj është e paprekur, të pranonte ftesën. Nuk hezitoi"

"Jetoj mes ëndrrash a kujtimesh

Sot dita dhe nata qenkan tjetërsoj"

Në spektakël janë të ftuar të gjithë.

"Le të vijnë njerëzit. Të takohen me Matildën. Të këmbejnë dashurinë me të. Ka nevojë për mirënjohjen dhe dashurinë e tyre sepse një artist nuk jeton dot pa njeriun" thotë artistja ndërsa Matilda vijon të lexojë poezinë:

"Më besoni nuk kam faj

Bukuria paska viktimat e saj.

Jam zog ëndrrash dashurie

apo milingonë që fluturon

apo perëndi e perëndive

me gjithçka ngjasoj

‘HARE+M’  do të hapet të shtunën, me 22 tetor, në orën 18:00 në restorant ‘Pierino’ pranë Medresesë.

https://www.youtube.com/watch?v=pJEHetaVGWY#t=250

 

/Oranews.tv/

EMISIONET