Një refugjati sirian iu është dhënë anëtarësim i përjetshëm në një palestër, pas publikimi i një fotoje të tij duke vështruar përmes dritares paisjet e plastrës u bënë virale.

Mohammed Khaled i cili punon si pastrues këpucësh në në provincën Adiyaman të Turqisë jugore u fotografua jashtë palestrës me një stol, ku vendosen këmbët, në shpinë ndërsa shikonte paisjet.Pasi fotografia u pëhap në rrejtet sociale në Truqi pronari i palestrës Engin Dogan i cili arriti që të gjejë djalin dhe i ofroi atij akses të përjetshëm.

“Një djalë duke parë përmes dritares së palestrës, veshur me pantofla në mes të dimrit dhe duke u kujdesur për veten e tij. Qëllimi ynë ishte ta gjenim atë dhe t'i ofronim anëtarësim të përjetshëm këtu. Dhe e bëmë atë. Ai është një nga anëtarët tanë tani,”-tha Dogan për Hurriyet News.

/Ora News.tv/