Kombëtarja shqiptare e futbollit U-18, e drejtuar nga trajneri, Olsi Uku është mposhtur me shifrat 2-0 nga bashkëmoshatarët e Rumanisë në ndeshjen e parë e parë miqësore të zhvilluar ditën e sotme në Qendrën Stërvitore të Federatës Rumune të Futbollit.

Kuqezinjtë e kanë filluar shumë keq ndeshjen duke u ndëshkuar me dy gola të shpejtë në minutën e 6-të dhe në minutën e 10-të. Të dy gola që kanë ardhur si pasojë e mospërqendrrimit nga mbrojtja që është befasuar nga një veprim individual në golin e parë dhe një goditje me kokë brenda zonës së vogël në të dytin.

Gradualisht skuadra e trajnerit Uku e ka ekuilibruar lojën duke ju afruar dhe portës kundërshtare në disa momente, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Me dy golat e pësuar në 10 minutat e para u mbyll dhe kjo ndeshje duke mos pasur më asnjë gol.

Të enjten, më datë 15 Gusht, do të zhvillohet dhe ndeshja e dytë miqësore po ndaj Rumanisë në Buftea.

Kombëtarja U-18 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ceka, Ismajli, Gega (’85 Shabani), Avduli, Kuci, Osma (’45 Nuhaj), Gjumsi (’75 Xhaka), Arapi (’75 Alinani), Nikaj, Asllani (’85 Bali), Musai (’45 Cahani).

/Ora News.tv/