Aksioni anti-informalitet ka konstatuar se mbi 42% e subjekteve të kontrolluara ka rezultuar me shkelje. Nga të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve rezulton se rastet që janë ndeshur më shpesh kanë qenë ato të moslëshimit të kuponit tatimor. Ndërsa Ministrja e Financave dhe Bujqësisë në kuadër të task-forcës për turizmin në Himarë e Sarandë, ishin në Gjirin e Gjipesë ku policia liroi një hapësirë plazhi zonë të mbrojtur rreth 3 000 m2.

Pjesa më e madhe e bizneseve që janë kontrolluar nga inspektorët tatimorë përgjatë një muaji nuk lëshojnë kupon tatimor.

Aksioni antiinformalitet i nisur në 1 korrik ka konstatuar se penalizimet më të shumta janë pikërisht në këtë fushë.

Në total ka rezultuar se mbi 42% e subjekteve janë konstatuar në shkelje të legjislacionit tatimor  në të gjithë vendin.

Deri në 8 gusht janë kontrolluar 2,619 subjekte nga të cilat ka rezultuar se 266 nuk lëshonin kuponin tatimor për çdo shitje,  144 subjekte nuk kanë qenë të regjistruar në organet tatimore,  121 tatimpagues nuk i kishin deklaruar të gjithë punonjësit.

Këtë të premte Ministrja e Financave së bashku me Ministrin e Bujqësisë në cilësinë e drejtuesve të task-forcës për turizmin inspektuan zonën në Himarë e Sarandë, ku ishin në Gjirin e Gjipesë, ku policia liroi një hapësirë plazhi zonë të mbrojtur rreth 3 000 m2.

Çuçi: Jemi këtu për demonstruar dhe treguar qartë që informaliteti dhe paligjshmëria do të marrin fund në këtë vend. Këtu jemi në një zonë të mbrojtur dhe si në shumë plazhe të tjera të Shqipërisë njerëz të paligjshëm kishin zaptuar hapësirat publike. Kjo është një hapësirë që i takon të gjithë shqiptarëve dhe duhet administruar në të mirën e të gjithë shqiptarëve. Sot jemi për të trreguar qartë dhe me vendosmëri që paligjshmëria në këtë vend do të marrë fund përfundimisht.

Në kuadër të aksionit nuk kanë munguar edhe penalizimet e subjekteve të mëdha në vend.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është mbyllur "Havana", një nga komplekset më të mirënjohura në  Dhërmi.





/Ora News.tv/