Kuponat që lëshohen do të transmetohen automatikisht në serverin e tatimeve

Kuponat që lëshohen do të transmetohen automatikisht në

Çdo shitje e bizneseve tashmë do të transmetohet në kohë reale në serverin e tatimeve. Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj, që synon vendosjen e një softweri të ri në bazë të të cilit çdo kupon që lëshohet do të transmetohet automatikisht.

Synimi i kësaj nisme është që të ulë evazionin dhe vjen si një kërkesë e BE në kuadër të përputhshmërisë ligjore. Në këtë mënyrë do të bëhet e mundur kryqëzimi i të dhënave nga biznesi me shumicë tek ai me pakicë, apo të subjekteve të tjera duke bërë të mundur edhe zbulimin e shkelësve që fshehin të ardhurat ose xhiron.

Megjithatë projekti do të nisë me sipërmarrjen me xhiro vjetor mbi 2 milion lekë në vit. Vendosja e këtij programi do të ketë një kosto që do të variojë nga 60-80 euro në vit për bizneset që është e barabartë me mirëmbajtjen e kasave fiskale.

Ndërkohë kasat që kanë bizneset mund të përshtatet me këtë program ose nëse jo do të duhet të ndërrohet. Ndër të tjera në draft parashikohet edhe një detyrim. Që prej 1 janarit të viti 2020 të gjitha bizneset të kenë nënshkrimin elektronik, i cili do të jetë hapi i parë drejt faturës 'e-online'. Përjashtim nga nënshkrimi elektronik do të bëjnë vetëm ambulantët, ndërsa kosto për këtë procedurë vlerësohet 4 mijë lekë në vit. Kjo nismë synon të zhdukë kuponin tatimor dhe të përdorë vetëm fatura elektronike.

EMISIONET