Kupat e Europës, FSHF zbardh listën me skuadrat e licensuara

Kupat e Europës, FSHF zbardh listën me skuadrat e licensuara

Tashmë është zyrtare! Partizani, Kukësi, Teuta, Skënderbeu dhe Laçi janë 5 skuadrat që mund të përfaqësojnë Kategorinë Superiore në Kupat e Europës në sezonin 2019-2020.

Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga FSHF, me Institucionin më të lartë të futbollit në vend që ka zbuluar listën e skuadrave që përmbushin kushtet e licensimit nga UEFA dhe që mund të luajnë në turnetë më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër.

Pesë skuadrat e sipërpërmendura janë të gatshme për të zhvilluar takime ndërkombëtare pasi plotësojnë kushtet si të ardhurat dhe infrastrukturën. Sipas renditjes përfundimtare të Superligës, në Ligën e Europës duhet të luajnë Kukësi, Teuta dhe Skënderbeu.

Gjithsesi, në dyshim mbetet vetëm Skënderbeu, me korçarët që janë në pritje të CAS për të vijuar rrugëtimin në Europë. Në këtë mënyrë, edhe pse e mbylli sezonin në vendin e gjashtë, Laçi mund të shpresojë ende te pjesmarrja në Kupat e Europës.

Kjo pasi Flamurtari nuk ka marrë licensimin nga FSHF. Të njëjtin fat kishin edhe skuadra si Luftëtari, Tirana, Kastrioti e Kamza.

EMISIONET